Lajme

EULEX-i organizoi një punëtori për sigurinë e burgjeve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

08 prill 2019

Njësia korrektuese e EULEX-it organizoi një punëtori katërditëshe për stafin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë.

Qëllimi i punëtorisë ishte trajnimi i zyrtarëve në lidhje me sigurinë nëpër burgje, analiza e thellë e konceptit të rrezikut dhe të planifikimit nëpër situata të paparapara, si dhe ngritja e kapaciteteve të tyre reaguese nëpër situata të ndryshme të krizave.

Njësia korrektuese e EULEX-it vazhdon t’i mbështetë autoritetet e Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të tyre për planifikime të sigurisë, vlerësime të sigurisë, vlerësime të sigurisë, analiza dhe vlerësime të rreziqeve, planifikime të paparapara dhe fusha të tjera të ndërlidhura me sigurinë.