Lajme

Studentë nga Peja e vizituan EULEX-in

15 prill 2019

Më 12 prill, dyzetë studentë dhe personel akademik nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë e vizituan selinë e EULEX-it.

Pjesëmarrësve ju paraqit një përmbledhje e shkurtë për mandatin aktual të këtij Misioni dhe për aktivitetet e përditshme të tij nga Zëdhënësja Donika Berisha Rizaj dhe Zyrtari Politik Naim Hajdari. Pas këtyre paraqitjeve u vijua me një diskutim të gjallë dhe dinamik, duke nxitur pyetje të shumta nga ana e studentëve.

Kjo vizitë është pjesë e vizitave sensibilizuese të bëra nga EULEX-i në të kaluarën në disa fakultete universitare nëpër Kosovë.