03 maj 2019
Sot, një grup prej 45 studentëve nga Universiteti i Amsterdamit e vizituan selinë e EULEX-it si pjesë e vizitës studimore të tyre në Kosovë.
Pjesëmarrësve ju prezantua një përmbledhje lidhur me mandatin e tanishëm dhe aktivitetet e përditshme të këtij Misioni nga Udhëheqësi i Zyrës për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Paul Flynn dhe nga Zyrtari Politik, Naim Hajdari.
Pas këtyre prezantimeve, studentët u angazhuan në një diskutim të gjallë ku u prekën tema të ndryshme lidhur me të drejtat e njeriut, sfidat aktuale dhe politika në Kosovë, si dhe e ardhmja e rajonit më të gjerë.