Lajme

Zëvendës Shefi i Misionit u takua me përfaqësuesit e Ambasadës ë Australisë në Vjenë

06 qershor 2019

Më 5 qershor në selinë e EULEX-it, Zëvendës Shefi i Misionit, Bernd Thran, u takua me përfaqësuesit e Ambasadës ë Australisë në Vjenë për t’u sqaruar progresin e këtij Misioni gjatë vitit të kaluar dhe për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë dhe rajon.

Zëvendës Shefi i Misionit i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës së Australisë, Emily Pugin, dhe Richard Holzer-Remondi, lidhur me punën e EULEX-it, ndërsa Këshilltarja Politike e Misionit, Ismije Beshiri, i bëri një përmbledhje skenës politike në Kosovë.