13 qershor 2019
Një grup prej 25 studentëve me njohuri, kureshtarë dhe tejet interaktivë nga Kolegji Universitar i Amsterdamit e vizituan sot EULEX-in dhe mësuan më shumë lidhur me punën të cilën e bëjmë ne, sfidat me të cilat ballafaqohemi, si dhe rezultatet të cilat i arrijmë në terren.
Shefja e Zyrës për Shtyp të EULEX-it, Ioanna Lachana, së bashku me Zyrtarin Politik, Naim Hajdari e patën një diskutime të gjallë me këta studentë, i cili u fokusua në fushat kryesore të mandatit tonë dhe të aktiviteteve tona.
Përmes një loje të përbashkët, studentët e Kolegjit Universitar të Amsterdamit gjithashtu patën mundësi që t’i testojnë njohuritë aktuale të tyre për EULEX-in, si dhe të mësojnë më shumë për tema specifike si monitorimi i rasteve, aspektet gjinore, të drejtat e njeriut, bashkëpunimi policor ndërkombëtar, si dhe për punën e Njësisë tonë Policore të Specializuar. Studentët ishin të interesuar më shumë për ndryshimin e paradokohshëm të mandatit dhe për mënyrën se si ky Mision e përballoi procesin e ri-konfigurimit, veçanërisht dorëzimin tek autoritetet vendase të gjitha dosjeve të lëndëve me të cilat ishte marrë më përpara vetë EULEX-i. Një temë diskutimi mjaft interesante ishte gjithashtu bashkëpunimi ynë si reagues i dytë i sigurisë me Policinë e Kosovës dhe si partner në procesin e ndërtimit të kapaciteteve në fusha të ndryshme.