21 qershor 2019
Më 20 qershor, Misioni e priti një grup studentësh ndërkombëtarë nga Universiteti i Essex-it, të cilët me shumë pasion u përfshinë në një bashkëbisedim me Shefen e Shtyllës për Monitorim, Johanna Valenius, Zëvendës-shefin e Shtyllës për Operacione, Christian Wessman, Shefen e Zyrës për Shtyp dhe Zëdhënësen, Ioanna Lachana, si dhe Zyrtarin Politik, Naim Hajdari lidhur me aktivitetet kryesore të EULEX-it.
Më pas, një sesion me lojë interaktive dhe pyetje e përgjigje u ndihmoi pjesëmarrësve që ta kuptojnë më mirë punën e përditshme të EULEX-it. Në veçanti, studentët ishin të interesuar të dinë më shumë për Njësinë e Specializuar të Policisë të EULEX-it, për Njësinë për Monitorimin e Rasteve, si dhe për situatën lidhur me sundimin e ligjit në Kosovë. Komentet dhe mendimet e ndryshme të këtyre studentëve me prejardhje të ndryshme e bënë këtë vizitë jashtëzakonisht të vlefshme.
Ju faleminderit për vizitën dhe mos harroni për mundësitë e punës praktike te ne!