Shefi i Misionit

Shefi i Misionit

Shefi i Misionit

BIOGRAFI
SHEFI I MISIONIT GIOVANNI PIETRO BARBANO

Giovanni Pietro Barbano është Gjeneralmajor i Karabinierisë së Italisë me më shumë se 40 vite  përvojë në ligj dhe rend, aktivitete policore, dhe operacione paqësore.

Para se të bëhej pjesë e EULEX-it, misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje, Barbano ka shërbyer në pozita të shumta të nivelit komandues dhe të stafit, në Itali si dhe në nivelin ndërkombëtar.

Nga viti 2016 deri 2023, Barbano ka shërbyer si Drejtor i Qendrës së Ekselencës për Njësitë Policore të Stabilitetit (CoESPU), për të cilën ndihmoi të themelohej në Vicenza në vitin 2004. Në këtë kapacitet, ai shërbeu edhe si President i Shoqatës Evropiane të Qendrave të Trajnimeve për Operacione Paqësore (EAPTC) në vitin 2016 dhe si Kryesues i Bordit policor në kuadër të Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Qendrave të Trajnimeve për Paqeruajtje gjatë periudhës 2018 deri 2022.

Pas vijimit të Akademisë ushtarake të Italisë në Modena nga viti 1980 deri 1982, dhe Shkollës së oficerëve të Karabinierisë në Romë nga viti 1982 deri 1984, Barbano shërbeu në disa pozita brenda strukturës së Arma dei Carabinieri, përshirë në role operacionale dhe të menaxhmentit të lartë në nivel çarku dhe rajonal. Në vitin 1999, Barbano shërbeu si Shef i Sektorit të Planeve dhe policisë ushtarake brenda Zyrës së Operacioneve në Shtabin e përgjithshëm të Karabinierisë në Romë, ku ishte përgjegjës për planifikim dhe bashkërendim të dislokimeve të Karabinierisë në operacione të paqes të kryera nën ombrellën e OKB-së, NATO-s, OSBE-së, BE-së, dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe, ai ishte delegat në Komitetin e BE-së për Aspekte Civile të Menaxhimit të Krizave (CivCom) dhe anëtar i Panelit të policisë ushtarake të NATO-s.

Barbano po ashtu ka shërbyer dy herë në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga shtator 1995 deri në mars 1996, ai ishte Zëvendësshef i operacioneve për Misionin Policor të Bashkimit Evropian Perëndimor në Mostar, ndërsa nga viti 2007 deri 2008, Barbano ishte Zyrtari komandues i Regjimentit të Njësisë Policore të Integruar në kuadër të Forcës së Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, EUFOR “ALTHEA”, që ka përbërë dislokimin e parë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane. Para këtij misioni, Barbano ka shërbyer si Shef i parë i stafit të Shtabit të përhershëm të EUROGENDFOR në Vicenza.

Barbano mbanë diplomë universitare të studimeve themelore në shkenca politike nga Universiteti i Sienas dhe diplomë në shkenca ndërkombëtare dhe diplomatike nga Universitetit i Triestes. Ai po ashtu mbanë diplomë të studimeve të magjistraturës për shkenca të sigurisë së brendshme dhe të jashtme nga Universiteti Tor Vergata i Romës. Përveç kësaj, ai ka përfunduar edhe tri programe të magjistraturës për studime të strategjive dhe sigurisë.

Përgjatë karrierës së tij, Barbanos i janë ndarë çmime të nderit dhe dekorata ndërkombëtare.  Ai është dekoruar me titullin Legjion i meritës, Gradë e oficerit, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2019. Në vitin 2022, Presidenti i Republikës së Italisë e dekoroi atë me Kryqin e Kalorësit të Ordine Militare d’Italia.

Krahas gjuhës amtare italiane, Barbano flet rrjedhshëm edhe gjuhët angleze dhe spanjishte.

Është i martuar dhe ka një vajzë.