E drejta e autorit:
Përmbajtja në faqen e internetit të EULEX-it i nënshtrohet rregullave të drejtës së autorit. Informatat e të dhënave të paraqitura në këtë faqe janë pronë e EULEX Kosova.
Në rastet kur shfrytëzohet përmbajtja e kësaj faqeje, duhet të përmendet EULEX Kosova si burim i saj.
Fotografitë që i atribuohen EULEX Kosova mund të riprodhohen pa pagesë vetëm për qëllime jo komerciale. Në rastet kur shfrytëzohen fotografitë nga kjo faqe e internetit, kjo duhet ti atribuohet EULEX Kosova.
Heqja e përgjegjësisë:
Këtë faqe të internetit e mirëmban EULEX Kosova me qëllim që ta rrisë qasjen e publikut në informata lidhur me ekipin e planifikimit dhe aktivitetet e tij. Ndërsa EULEX Kosova do të përpiqet të japë informata të sakta dhe me kohë, EULEX-i nuk mund të garantojë që të gjitha informatat apo të dhënat në këtë faqe janë të sakta dhe prandaj nuk pranon kurrfarë përgjegjësie apo detyrimi në lidhje me informatat apo të dhënat në këtë faqe.
Qasja në këtë faqe dhe shfrytëzimi i saj ofrohen nga EULEX Kosova duke i pasur parasysh kushtet në vijim: