11 prill 2014
Meqë ka punuar në sektorin e drejtësisë, ajo ka pasur fatin që të shkojë në aventura anembanë botës, të takohet me njerëz interesantë, të përjetojë kultura të ndryshme dhe të mësojë gjuhë të huaja të gjitha këto duke e bërë atë që do. Ajo është personalitet tipik njeri i punëve, plot me energji dhe entuziazëm; duke punuar me njerëz, duke mbajtur gjallë marrëdhëniet, duke debatuar për politikat dhe vendimet dhe duke punuar që ta mbajë padrejtësinë sa më larg.
Elka Yordanova Filcheva-Ermenkova është figurë kryesore gjyqësore, kryesisht e përqendruar në zgjidhjen e kontesteve pronësore viteve të fundit. Ajo punon si gjyqtare në Panelin e Ankesave Pronësore të Kosovës (APK) në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Prej janarit 2012, Elka vendosë për kontestet pronësore që kanë të bëjnë me konfliktin e armatosur të vitit 1998/1999. Thjeshtë ato janë raste kur njerëzit (kryesisht serbët) duhej ti braktisnin pronat e tyre në atë periudhë dhe tani nuk janë në gjendje ti ri-posedojnë ato sepse ato janë të uzurpuara nga dikush tjetër, thotë ajo.
Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës është marrë me afërisht 42 000 kërkesa të cilat janë dorëzuar më 2006 dhe 2007 dhe ende merret me to. Në rastet kur ushtrohen ankesa kundër vendimeve, ato shkojnë në Gjykatën Supreme të Kosovës ku punon Elka.
Elka është po ashtu ushtruese e detyrës së zëvendëskryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it dhe prej janarit 2013 ajo është e lidhur me punën e Panelit Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut, si anëtare zëvendësuese e gjyqtarit të EULEX-it në panel.
Elka ka diplomuar në shkollën e drejtësisë më 1997. Karriera e saj profesionale ka filluar një vit më vonë si gjyqtare më e re. Pas kësaj, ajo ka qenë gjyqtare e shkallës së parë, kryetare e një gjykate të shkallës së parë dhe gjyqtare e gjykatës së shkallës së dytë (të apelit). Gjatë tërë këtyre viteve Elka është marrë me të gjitha llojet e lëndëve prej atyre civile, administrative dhe të drejtës penale por kanë mbizotëruar kontestet civile.
Katër vjet me radhë Elka ka punuar si këshilltare për sundimin e ligjit për PAKC (Planifikimin dhe Administrimin e Kapaciteteve Civile). Gjatë punës së saj, ajo ka shkuar në shumë misione në terren në zonat ku BE-ja kishte filluar operacionet për menaxhimin e krizës në Palestinë, Bosnjë dhe Hercegovinë, RDK (Kongo, Kinshasa), në Guineja Bissau. Çdo herë ka pasur aventura, tronditje të vogla kulturore dhe mësime të nxjerra dhe kam kujtime të bukura, si të pikëlluara ashtu edhe të gëzuara nga këto misione, thotë ajo.
Elka e ka studiuar drejtësinë në universitetin e qytetit të saj të lindjes Blagoevgrad in Bullgari. Pas provimeve përfundimtare, asaj iu desh të bënte një vjet praktikë. Në periudha të ndryshme ju kam ndihmuar hetuesve, prokurorëve ose gjyqtarëve, tregon ajo. Kur isha në gjykatë ndihesha si në shtëpi. Më pëlqente ideja që unë isha ajo e cila gjoja do ta rregullojë atë që nuk ishte në rregull thotë Elka.
Sipas Elkas, Kosova tashmë ka njëfarë baze të mirë, Parlamenti ka krijuar shumë ligje themelore, megjithatë shumica prej tyre duket se janë shkruar me nxitim dhe tekstet shpesh shkaktojnë huti. Vërtetë nuk i kuptoj teknikat legjislative që janë përdorur. Ka tradita dhe rregulla lidhur me mënyrën e të shkruarit të ligjeve thotë ajo. Në hartimet ligjore shoh një qasje të madhe të kopjimit. Nuk mundesh thjeshtë ta marrësh një ligj të vjetër apo një ligj të huaj dhe ta riemërtosh atë, shton Elka.
Problemet e hartimit të dobët të ligjeve deri në një shkallë do të mund të tejkaloheshin nëse keni juristë të mirë të cilët mund të gjejnë kuptim madje edhe në legjislacionin e shkruar shumë keq. Elka mendon që nëse juristët kanë përgatitje të mirë teorike, të doktrinës ata do të jenë të armatosur me mjete që të merren madje edhe me tekstet shumë të këqija ligjore. Pavarësisht nga cilësia e ligjeve dhe profesionalizmi i juristëve, faktori njeri është më i rëndësishmi. Madje edhe ligjet më të mira nuk do të kenë rëndësi nëse pushteti dhe paratë ndërhyjnë në rrugën e drejtësisë, përfundon Elka.
Elka Ermenkova e vlerëson shumë bashkëpunimin e mirë me kolegët vendas. Natyrisht që i kemi dallimet tona por kur punon me njerëz të arsyeshëm është gjë e mirë që e gjen një bazë me të cilën pajtohesh, madje edhe në rastet kur çështja që është në pyetje është shumë kundërthënëse dhe e vështirë, thotë ajo.
Për tërë gjeneratën e re që punon në sistemin e drejtësisë në Kosovë, Elka e ka një porosi: Studioni, mendoni, punoni. Në çdo paraqitje të padrejtësisë, reagoni ashpër.
Elkas i pëlqen Kosova shumë, në veçanti fakti që ka kaq shumë të rinj këtu. Ka shumë energji në ajër. Asaj po ashtu i pëlqen ecja, alpinizmi, mbjellja e luleve, të mësuarit Po të mos ishte gjyqtare, do të ishte kopshtare shumë e mirë. Çfarëdo që mbjell ajo, rritet.