11 dhjetor 2018
Më 10 dhjetor, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, mbajti një fjalim në konferencën rajonale “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.
“Grave që i kanë mbijetuar dhunës seksuale në konfliktin e Kosovës më në fund u është njohur statusi i viktimave të luftës dhe u janë ndarë pensionet e luftës. Unë dëshiroj t’i përgëzoj autoritetet e Kosovës për këtë arritje të madhe”, tha Papadopoulou, duke shtuar: “Ne kurrë nuk do ta luftojmë në mënyrë efektive dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore kundër grave nëse nuk i përfshijmë djemtë dhe burrat në procesin e vetëdijesimit për luftimin dhe parandalimin e këtyre veprave.”