31 July 2015
Dje, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, një trup gjyqësor i përbërë nga
tre gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli aktgjykimin fajësues për një rast të
vrasjes, i cili ka ndodhur më 22 mars 2013 në Vushtrri.
Në pajtim me Nenin 366, paragrafin (1), të Kodit të Procedurës Penale të
Kosovës (KPPK), në seancë publike, i akuzuari u SHPALL FAJTOR dhe u DËNUA me 15
(pesëmbëdhjetë) vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë (Neni 179,
paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 në lidhje me Nenin 31 të Kodit Penal). I
pandehuri veproi në bashkëkryerje me një person tjetër, i cili shtiu tri herë
me armë me çrast njëra prej të shtënave e goditi dhe e vrau viktimën.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve prej pranimit të një kopjeje të këtij aktgjykimi (Neni 380, paragrafi (1) KPPK).